Site icon Telegrafi

A është Kosova cak i sulmeve terroriste? (Video)

Eksperti i sigurisë Agim Musliu, në Info Magazine të Klan Kosovës, duke folur pas sulmeve në qytetin e Brukselit që lanë shumë të vdekur, ka thënë se asnjë shtet nuk është imun ndaj terrorizmit por për një gjë të tillë në Kosovë nuk ka informata.

“Asnjë shtet në botë nuk është imun përfshirë edhe Kosovën, Kosova ka shërbyer në të shumtën e rasteve për rekrutimin e njerëzve në ISIS ndërsa sa i përket celulave ose ndonjë akti në përgaditje nuk ka asnjë informatë të besueshme”, tha ai.

“Mund të jetë edhe Kosova e atakuar nga terrorizmi i brendshëm por nga ai i jashtëm është më e vështirë për shkak të Shërbimit Sekret të Kosovës”, tha Musliu.

Sipas tij, informatat shkëmbehen nga Kosova por ngecin në shtetet e rajonit për shkak të marrëdhënieve me shtetet e rajonit.

Musliu ka thënë gjithashtu se Kosova duhet të ketë një plan.

“Kosova duhet të ketë një plan të saktë veprimi çka duhet të bëhet dhe si të veprohet me njerëzit që vijnë dhe kthehen, këta njerëz kanë familje.  Një ndër ato programe është hartuar nga CIA që ka qenë dhe është ndër më të avancuarit përfshirë çdo detaj”

Sipas Musliut, lufta me terrorizmin do të zgjasë me dekada.

Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se Kosova nuk është e rrezikuar sulme potenciale terroriste, mirëpo është terren i mirë që të rekrutohen qytetarët për të luftuar në Siri.

“Nuk konsiderohet Kosova si një vend ku mund të ketë sulme terroriste”.

Kurse për rastin e “Badovcit” që ndodhi disa muaj më parë meqë rast u arrestuan disa persona nën dyshimin që tentuan ta helmojnë ujin sipas Perteshit kjo gjë nuk ka fare lidhje me sulme të mundshme terroriste.

“Asgjë nuk ka të vërtetë për Badovcin dhe për tentimin për ta helmuar ujin. Është bërë më shumë një propagandë që i ka shërbyer mirë ISIS”.

Ai thotë se Kosova gjithmonë shihet si një vend i përshtatshëm për të rekrutuar ushtarë.

“Rajoni jonë, mungesa e bashkëpunimit, mungesa e sundimit të ligjit e bëjnë Kosovën një vend të përshtatshëm që të përhapet ideologjia dhe të rekrutojnë qyetatarë për të luftuar atje”, tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=aUVCei72ww0

Exit mobile version