A ka ndonjë gjë më të keqe se kolla e mërzitshme dhe e pandalshme?
Pavarësisht nëse është e thatë apo kolliteni me sekrecione, duhet të pranoni që ajo e rraskapit trupin.
Veç kësaj, pamundëson gjumë cilësor, shkakton inflamacion të muskujve të gjoksit dhe të barkut, inflamacion dhe gërvishtje fyti dhe probleme të tjera të ngjashme.
Disa këshilla i kemi provuar për herë të parë, ndërsa disave vetëm u kemi provuar efektin, transmeton Telegrafi.
Kolla luan një rol në pastrimin e irrituesve dhe infeksioneve nga trupi, por kollitja e vazhdueshme mund të jetë e bezdisshme.
Shpesh për qetësimin e kollës përdorim çajra të ndryshëm me bimë të cilat qetësojnë rrugët e frymëmarrjes. Jo të gjithë e shijojnë apo pëlqejnë një gotë çaj me bimë të ndryshme!
Sipas një studimi kakao është pija perfekte për qetësimin e kollës, dhe ky studim është i bazuar në fakte.
Teobromina është përbërësi, i cili gjendet në një kokërr kakao në masën 2% dhe ka efektin e qetësimit.
Një studim britanik, i drejtuar nga Alyn Morice, drejtoreshë e Cough Clinic në Universitetin e Hull në Yorkshire të Anglisë, ka zbuluar se pirja e dy filxhanëve kakao në ditë apo marrja e kapsulave me kakao, ndikon për të ndaluar kollën.
Ata morën në studim 13 pacientë dhe rezultati ishte qetësimi i kollës me 33%!
Në studimin tjetër, i përgatitur nga Instituti Nacional për zemër dhe mushkëri, është bërë e ditur se teobromina bllokon ndikimin e sensorëve në tru që nxitin kollën. Bllokimi i nervit të tillë parandalon refleksin e kollës. /Telegrafi/