Telegrafi

“Është koha që seria e Real Madridit të përfundojë”, trajneri i Dortmundit paralajmëron të gjithë

Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic ka paralajmëruar tifozët e futbollit se janë gati për t’i dhënë fund dominimit të Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të ndeshen nesër (e shtunë) mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet në “Wembley” me fillim nga ora 21:00.

Të gjithë njohësit e futbollit, por edhe shtëpitë e basteve i shohin Los Blancos si favorit, por kështu nuk mendon edhe trajneri i klubit gjerman.

Terzic ka paralajmëruar të gjithë se është koha t’i japin fund serisë së Real Madridit dhe t’i mposhtin në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Bosi absolut i finales [Real Madrid] është duke pritur. Ne jemi duke zbërthyer gjithçka për këtë ndeshje. Në një lojë, çdo gjë është e mundur. Nëse dikush e ka treguar këtë, jemi ne”, ka thënë fillimisht Terzic

“Është koha që kjo seri e Real Madridit, tetë ndeshje, tetë fitore në finale, të përfundojë”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

Real Madridi nuk ka humbur një finale të Ligës së Kampionëve që nga viti 1980/81 kur u përball me Liverpoolin. Ata kanë qenë fitues në të pesë finalet e tyre brenda 10 viteve të fundit. /Telegrafi/