Site icon Telegrafi

“Është koha që ai të luaj titullar” – Pioli konfirmon se do t’i jap rast Origit

Milani do të përballet me Samporian në kuadër të xhiros së gjashtë në elitën e futbollit italian Serie A.

Rossonerët e kanë nisur mirë edicionin e ri ku në pesë ndeshjet e para kanë marrë tri fitore e dy barazime.

Kampioni në fuqi synon të marrë tri pikët edhe nga udhëtimi në Sampdoria, ku nga minuta e parë pritet ta nis këtë ndeshje sulmuesi belg Divock Origi.

Ka qenë trajneri i Milanit, Stefano Pioli që ka konfirmuar se Origi do ta luaj ndeshjen e tij të parë si titullar me Milanin.

“Mendoj se Origi do të luaj do të luajë nga minuta e parë. Është më mirë dhe ka pasur minutat e duhura për të përmirësuar kushtet e tij. Ka nevojë për të luajtur dhe është një lojtarë i madh”.

Tutje Pioli foli edhe për ndeshjen ndaj Samp, duke thënë se i prej një 90 minutësh shumë i vështirë.

“Na pret një kundërshtar solid dhe i motivuar, me një identitet të qartë. Kundërshtari vjen nga një humbje që do t’i japë më shumë vendosshmëri dhe ne e dimë se çfarë na pret”, deklaroi Pioli. /Telegrafi/

Exit mobile version