“Bongo” ishte një nga bashkëpunimet më të suksesshëm të kësaj vere, të cilin e sollën artistët Dhurata Dora dhe Capital T.
Kënga ishte shumë ritmike dhe verore, gjersa afërsia e tyre në klip çoi rreth dyshimeve se mes dyshes mund të ketë diçka të re.
Deri tani asnjëri nuk ka preferuar të flasë lidhur me këtë çështje, por disa postime në rrjetet sociale po vazhdojnë të ngrisin sërish dyshime.
Së fundmi, Dhurata ka publikuar një video në llogarinë zyrtare në Instagram të punuar me programin “Boomerang”, gjersa shihet duke u luhatur në një lisharëse.
Por, nëse kthehemi pak në retrospektivë, shohim se të njejtën gjë ka bërë edhe reperi Capital T në muajin korrik të këtij viti, gjersa kishte publikuar një video duke u luhatur në lisharësen prej rrjete.
Nuk dihet nëse ka qenë rastësi, apo ‘inspirim’ i Dhuratës që ta realizojë një video të tillë, por sido që të jetë ka shanse që mes tyre të ketë diçka. /Telegrafi/