Site icon Telegrafi

Është hapur linja telefonike e Avokatit të Popullit për shkeljen e të drejtës së votës

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të paraqesin shkelje të drejtës së votës në linjën telefonike falas: 0800:54321 që do të funksionojë nga ora 7:00 deri në ora 19:00 në zyrën e Avokatit të Popullit.

Siç njoftojnë nga zyra e Avokatit të Popullit për qytetarët do të jenë të hapura edhe shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Tetovë, Manastir Kërçvovë, Kumanovë, Strumicë dhe në Shtip me qëllim të të ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Krahas në zyrë personalisht dhe në linjën telefonike falas, qytetarët mund të mbrojtur të drejtat e tyre mund të paraqiten në numrat në vijim: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329- 996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488.

Ata shtojnë se Avokati i Popullit të drejtat e qytetarëve i mbron me ndërmarrjen e masave të menjëhershme për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera që kanë të bëjnë me sigurimin e të drejtave të tyre të garantuara.

Avokati i Popullit potencon se e drejta e votimit është e drejtë kushtetuese që realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për arsye të realizimit të kësaj të drejte./Telegrafi/

Exit mobile version