Trupi i vdekur i V.C. (29) nga fshati Koshari, Kriva Pallankë, u gjet në një ndërtesë në rrugën “Ljubljanska” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga MPB, ngjarja është lajmëruar mbrëmë në ora 14:30 në stacionin policor Karposh nga ana e ndihma mjekësore emergjente.
V.C. ka qenë i punësuar në firmën e ndërtimtarisë, ndërsa ka vdekur nga një sulm në zemër deri sa po punonte.
Trupi i V.C. është dërguar për autopsi. /Telegrafi/