Telegrafi

Është fejuar Adelina Tahiri?

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Adelina Tahiri ka lënë të kuptohet se është fejuar.

Këngëtarja nga Maqedonia e ka publikuar një fotografi të një unaze në Instagram me një mesazh që nënkupton se e ka bërë hapin e rëndësishëm në jetë.

“Thashë ‘PO'”, janë fjalët që e shoqërojnë këtë fotografi.

Lokacioni që është vendosur se ku është realizuar fotografia është në Plachutta të Vjenës, në Austri.

Adelina nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë, ndërsa ndjekësit e saj të shumtë e kanë uruar në forma nga më të ndryshmet.

Gjatë këtyre ditëve, këngëtarja ja publikuar edhe fotografi të tjera që janë realizuar në Vjenë.

“Me dashuri nga Vjena”, është përshkrimi i njërit prej këtyre postimeve. /Telegrafi/