Ekzistojnë disa stereotipe negative për fëmijët e vetëm
Një studim i ri nga Shaanxi Normal University në Xi’an të Kinës, tregoi se nëse dikush është fëmija i vetëm, pra nuk ka vëllezër e motra, nuk do të thotë se është më egoist.
Gjatë hulumtimit, pjesëmarrësve iu kërkua të bënin detyra që lidhen me altruizmin, transmeton Telegrafi.
Si rezultat, studiuesit zbuluan se nuk kishte asnjë ndryshim në atë se sa vareshin njerëzit altruistë nëse ata kishin vëllezër e motra.
Studiuesit thanë se ekzistojnë disa stereotipa negativë për fëmijët që janë të vetëm, por që nuk janë domosdo të vërteta, dhe shpesh bazohet në idenë se për shkak të vëmendjes më të madhe të prindërve, këta fëmijë janë më egocentrik.
Ky hulumtim ka treguar se stereotipat janë të pabaza sepse individët nuk ishin më egoistë se ata me vëllezër e motra.
Punimi i botuar në revistën “Social Psychological and Personality Journal” thekson se tejkalimi i këtyre stereotipeve është me interes të menjëhershëm.
Fëmijët, të cilët nuk kanë vëllezër e motra, mund ta kenë të vështirë të përballen me këto stereotipa që tregojnë se ata janë rritur më mirë me vëllezër e motra.
Megjithatë, ky studim, dhe shpresojmë se e ardhmja, do të jetë një provë e madhe se nuk ka asnjë ndryshim. /Telegrafi/