Telegrafi

“Është e vështirë edhe në Etihad, Liverpool nuk ka fituar atje për 8 vjet” – Guardiola komenton atmosferën në Anfield

Liverpoolit iu desh të kënaqej me një barazim kundër Man City në Anfield me rezultat 1-1 në derbin e javës së 28-të të Ligës Premier.

Tifozët vendase ishte me të vërtetë lojtari i 12-të për Reds, duke brohoritur dhe duke e shtyrë skuadrën përpara në këtë ndeshje të rëndësishme, ku kishin edhe shumë mungesa.

Pep Guardiola, megjithatë, thotë se atmosfera në Etihad nuk është më e keqe se në Anfield dhe e lidhi këtë gjë edhe më fitoret e Liverpoolit në këtë stadium.

“Pjesa e parë patëm vrull, shumë raste. Dhe pasi shkaktuam penalltinë, vuajtëm. Ishte një lojë e mirë për spektatorët”.

“E di sa e vështirë është në Anfield. Është e vështirë edhe në Etihad, Liverpool nuk ka fituar atje për tetë vjet”.

Lexo po ashtu “Është penallti për të gjithë që ndjekin futbollin” – Klopp flet për momentin mes Mac Allister dhe Doku në kohën shtesë

“Ne dëshmojmë, të dyja palët se jemi konkurrentë të jashtëzakonshëm. Unë do të preferoja një fitore, por ata dëshmojnë për shumë vite cilësinë që kanë. Ishte mirë nga të gjithë”, ka thënë Guardiola.

Pas këtij barazimi, Arsenali është lider i ri në Ligën Premier me 64 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, ndërsa Man City ka një më pak. /Telegrafi/