Robyn Youkilis, ekspert i certifikuar i mirëqenies dhe autor i librit “Go With Your Gut”, shpjegon që konsumimi i ujit gjatë ngrënies e dëmton traktin e tretjes dhe absorbimin e ushqyesve në trup.
Ai rekomandon të konsumoni ujë të paktën gjysmë ore pas apo para se të hani, transmeton Telegrafi.
Nëse vërtetë keni nevojë të pini ujë gjatë shujtës, atëherë provoni ta bëni këtë me gllënjka të vogla.
Konsumimi i sasive të mëdha të ujit gjatë ushqimit mund të hollimin e acidit klorhidrik në bark, që është kryesori për copëtimin e duhur të ushqimit.
“Pirja e ujit gjatë ushqimit më shumë bën dëm sesa mirë. Shumë fluide gjatë ushqimit mund të shkaktojnë fryrjen e barkut, probleme me tretje, mirëpo edhe parandalon absorbimin e duhur të lëndëve ushqyese”, konfirmon Ali Miller, dietës i regjistruar. /Telegrafi/