Telegrafi

Polonia dhe Letonia nën kërcënimin rus, por çka thotë Putini

Gjatë një interviste me gazetarin amerikan Tucker Carlson, presidenti rus Vladimir Putin tha se ai nuk kishte “ndonjë interes” për ta sulmuar Poloninë apo Letoninë duke thënë se do ta bënte këtë vetëm njëra prej vendeve do ta sulmonte Rusinë.

“Është kundër sensit të përbashkët të përfshihesh në një lloj lufte globale dhe një luftë globale do ta çojë gjithë njerëzimin në prag të shkatërrimit. Është e qartë”, deklaroi Putin, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu "Vendi më i rrezikshëm në Tokë", lufta me Rusinë mund të nisë nga ky korridor në Evropë dhe brenda pesë vjetëve, thonë ekspertët

Sidoqoftë, kujtojmë se në janar të vitit 2022 Putin deklaroi se nuk kishte plane për ta pushtuar Ukrainën, vetëm disa ditë para se të mobilizonte tanke dhe trupa afër kufirit me Ukrainën.

Putin për herë të parë u intervistua nga një gazetar perëndimor qëkur nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

Lexo po ashtu Gjesti i Putinit në intervistë u shikua nga miliona njerëz, çfarë thotë eksperti i gjuhës së trupit për veprimin e tij

Ai arsyetoi pushtimin e Ukrainës duke dhënë leksione historie.

Lexo po ashtu Paralajmërimi tjetër i Gjermanisë: Rusia mund ta sulmojë NATO-n, këto janë vendet që do ta pësonin të parat

Presidenti rus gjithashtu foli edhe për raportet SHBA-Rusi, derisa deklaroi se kjo e fundit ka kërkuar të normalizojë marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

Putin kujtoi një bisedë që kishte pasur me presidentin amerikan Bill Klinton për të konsideruar anëtarësimin e Rusisë në NATO. /Telegrafi/