A mund të bëhet edhe më keq për vëllezërit Windsor?
Kushdo që shpresonte për një ribashkim midis Princave, William dhe Harry, u zhgënjye shumë këtë javë pas zbulimit të statujës së Princeshës Diana në Kensington pasi të dy mezi flisnin me njëri-tjetrin dhe kaluan vetëm 20 minuta në të njëjtën dhomë pas ceremonisë.
Vëllezërit dikur të pandarë, të cilët nuk e kanë parë njëri-tjetrin që nga varrimi i Princit Phillip, ku William kërkoi të mos ecte pranë Harryt, janë ende ‘luftë’ dhe burime pranë çiftit i thanë Mirror: ‘është pothuajse e pamundur që Harry të jetë i besuar’.
Marrëdhënia ka qenë veçanërisht e ftohtë që kur Duka dhe Dukesha e Sussex bënë akuza kundrejt familjes mbretërore.
“Pavarësisht se William dhe Harry u bashkuan këtë javë për shkakun e vetëm të përkujtimit të trashëgimisë së nënës së tyre, Harry është larg tyre”, tha një burim për Mirror.
“Ata bënë një shfaqje, bënë atë që duhej të bënin për t’u siguruar që dita të kalonte pa pengesa”.
Harry, i cili u nis për në Amerikë menjëherë pas zbulimit të statujës, tani është sërish me gruan e tij Meghan, e cila nuk është takuar me anëtarët e tjerë që nga largimi.
Meghan Markle dhe Harry u larguan nga detyrat mbretërore në mars të vitit të kaluar. /Telegrafi/