Site icon Telegrafi

A është e mundur të dobësohesh duke pirë verë? Përgjigjen e jep shkenca

Tashmë është provuar se konsumimi i verës në mënyrë të moderuar, veçanërisht vera e kuqe, mund të jetë e mirë për shëndetin. Të gjithë argëtohen me një gotë të verë të mirë që na shoqëron në një vakt të ditës

Sidoqoftë, shumë vetë e shmangin konsumin e saj sepse është një pije alkoolike dhe gjithashtu për të shmangur kaloritë e tepërta.

Në fakt, nëse e teproni dozën, mund të keni probleme dhe madje të fitoni peshë, por do të mahniteni nga ky studim që tregon se çfarë mund të bëjë vera për trupin tuaj gjatë natës.

Pirja e verës para gjumit ju ndihmon të humbni peshë

Kjo është ajo që donim të dinim! Një studim i kryer nga Universiteti Shtetëror i Washingtonit zbuloi se është e mundur të humbni peshë duke pirë verë falë resveratrolit, një komponent i mrekullueshëm i pijeve që sjell shumë përfitime shëndetësore, përfshirë humbjen e peshës.

Kjo përbërje, e cila gjendet në verën e kuqe, e kthen indin dhjamor të bardhë në indin dhjamor të kafenjtë. Për të sqaruar, indet e bardha shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Yndyra kafe konsiderohet e shëndetshme sepse ndihmon në djegien e kalorive duke eliminuar qelizat e bardha të yndyrës nga trupi. Përveç humbjes së peshës, pirja e një gote verë të kuqe mund të jetë një eliksir i shkëlqyeshëm për shëndetin.

Por edhe një herë, ne theksojmë këtu rëndësinë e moderimit, megjithëse është e shëndetshme, është një pije alkoolike! /Telegrafi/

Exit mobile version