Site icon Telegrafi

“A është e mundur kjo?” – Yjet holandezë tallen me Anglinë përpara gjysmëfinales së Euro 2024

Dyshja holandeze, Cody Gakpo dhe Micky van de Ven janë tallur me Anglinë para ndeshjes gjysmëfinale në Euro 2024.

Anëtari i Liverpooli dhe ai i Tottenhamit bënë shaka për kundërshtarët e tyre në gjysmëfinale dhe pretenduan se Gareth Southgate luan futboll ‘mbrojtës’ në komente që do të nxisin motivimin në kampin e Tre Luanëve.

Gakpos iu tha se mediat angleze janë edhe më kritike ndaj performancave të vendit të tyre sesa homologët e tyre holandezë.

Lexo po ashtu Mediat spanjolle dhe holandeze tallen me Anglinë para ndeshjes gjysmëfinale

25-vjeçari ndërhyri duke u tallur: “A është e mundur kjo?”.

Ndërkohë, Van de Ven vuri re se trajneri i Anglisë, Southgate preferon futbollin me mentalitet defanziv, pavarësisht nga numri i madh i talenteve që disponon.

Van de Ven tha: “Ata (Anglia) luajnë shumë në mbrojtje. Ne mund të shohim se ata kanë shumë cilësi, por që ata luajnë futboll në mbrojtje”. /Telegrafi/

Exit mobile version