Site icon Telegrafi

“Është e jashtëzakonshme” – Rita Ora e mahnitur nga reagimet për albumin “You & I”

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po shijon suksesin e jashtëzakonshëm të albumit të saj të tretë në karrierë “You & I”.

32-vjeçarja edhe një herë tjetër ka falënderuar fansat e saj, teksa u shpreh e lumtur nga reagimet që ka marrë për projektin e saj më të fundit.

Këngëtarja nga Kosova ka shpërndarë disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa tha se reagimet që po merr për këngët e reja e kanë mahnitur.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Duke parë kaq shumë reagime të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për ju dhe mua është sinqerisht kaq e mahnitshme. Unë i shkrova këto këngë duke shpresuar që historitë e mia të lidhen me disa prej jush, jam shumë e lumtur që ato e bën këtë. Nga po dëgjoni??”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Në imazh, ylli i muzikës ndan disa momente nga performancat e saj të fundit, ndërsa dukej tërë shkëlqim në disa veshje të ndryshme.

Përndryshe, artistja ka qenë e zënë duke promovuar albumin, me pjesëmarrjen në intervista dhe paraqitje të ndryshme televizive.

Mes tjerash, së fundmi Ora foli edhe për Kosovën dhe shpërnguljen në Londër, kur ishte vetëm një vjeçe dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në shtëpinë e prindërve.

“Ka shumë gjëra që prindërit më mësuan pa e ditur, si për shembull gjuha shqipe, e cila ka qenë gjithmonë e folur në shtëpinë time, kështu unë fatmirësisht mund të flas dy gjuhë. Nuk jam e mrekullueshme në shqip, por mund të kuptoj, lexoj dhe shkruaj”, është shprehur mes tjerash artistja. /Telegrafi/

 

Exit mobile version