Rita Ora tha që tani është shumë e famshme për të dalë për një kafe në Londër, pasi ajo tashmë është edhe anëtare e jurisë së spektaklit të famshëm “ITV The Masked Singer”.
Ylli 29-vjeçar u pyet si do ta kalonte ditën nëse do të ishte një person anonim dhe ajo u përgjigj duke thënë se do të shëtiste nëpër rrugë dhe do të vizitonte kafenetë e lezetshme sepse aktualisht nuk mund ta bëjë këtë.
Ajo tha: “Do të tingëllojë e mërzitshme dhe do të them diçka vërtet të thjeshtë. Unë do të doja të shkoja në pazar në rrugën Portobello me motrën dhe nënën time”.
“Një filxhan kafe dhe tortë në një kafene të lezetshme dhe të ecja nëpër rrugë. Ka kaluar pak kohë pasi kam arritur ta bëj këtë dhe nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë për të kaluar një ditë”, tha tutje këngëtarja me prejardhje shqiptare.
Rita është një nga anëtarët e panelit të të famshëmve në shfaqjen “The Masked Singer”, së bashku me Jonathan Ross, Davina McCall dhe yllin e Hangover, Ken Jeong. /Telegrafi/