Dukesha e Kembrixhit ricikloi një pallto që së pari ajo e veshi para më shumë se një dekade, ndërsa iu bashkua burrit të saj, Princit William këtë mëngjes në Dublin.
Kate, 38 vjeçe, u mbështjellë kundër të ftohtit me një pallto elegante të markës “Reiss”, të cilën ajo e veshi për herë të parë kur u bashkua me Williamin (aso kohe i dashuri i saj), për festën e 30-të të ditëlindjes së kushëririt Peter Phillips në nëntor të vitit 2007.
Dukesha e veshi edhe njëherë këtë pallto në janar të vitit 2008, në diplomimin e Princit William, shkruan DailyMail.
Ajo e ka ruajtur këtë veshje që prej një dekade, dhe e ka veshur përsëri të njëjtën pallto në ditën e dytë të turneut mbretëror në Irlandë me burrin e saj.
Middleton kishte veshur pallton “Reiss”, e cila përmban pulla të zeza, kombinuar me një bluzë të zezë poshtë saj.
Ajo e kompletoi pamjen e saj me një palë vathë në vlerë prej 100 funtesh nga marka “Daniella Draper”, dhe një palë çizme të markës “Russell & Bromley” në vlerë prej 225 funtesh.
Çifti mbretëror nisi një ditë të angazhuar me angazhime me një vizitë në Jigsaw, qendrën kombëtare për shëndetin mendor të të rinjve në Irlandë, e cila ofron mbështetje jetike në një sërë shërbimesh një-për-një, komunitet, shkollë dhe shërbime online.
Çifti takuan të rinj që mbështesin aktivitet bamirëse dhe iu bashkuan një bisede me fushatat e komunitetit, mësuesit, prindërit dhe trajnerët për ndikimin e punës së Jigsaw brenda komuniteteve të tyre përkatëse.
William dhe Kate po bëjnë vizitën e tyre të parë zyrtare në Irlandë, një udhëtim tre-ditor i cili filloi dje dhe do të zgjasë për disa ditë. /Telegrafi/