Gold AG gjatë karrierës ka realizuar shumë këngë solo dhe bashkëpunime të suksesshme, mirëpo ka shumë gjëra nga jeta e tij, të cilat nuk i dinë fansat e shumtë të Arian Agushit.
Më poshtë është lista me 10 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për reperin, e të cilat i ka treguar për Prive:
Prej klasës së shtatë të shkollës fillore, ai ka punuar nëpër gazeta të ndryshme të Kosovës me fjalëkryqe.
Pesë vjet nga momenti që e ka blerë veturën e parë, ka vozitur pa leje.
Në kohën e luftës, gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, së bashku me nënën e tij, kanë qenë në parapushkatim.
Gold AG i ka mbi 400 këngë dhe mbi 100 videoklipe.
Gjatë Shpërthimit në Gërdec, ai ndodhej në Tiranë dhe përkundër se shpërthimi është ndier në Kosovë, reperi thotë se nuk e ka ndier atje.
Ka refuzuar ta shesë për një shumë të madhe parash një numër telefoni që ia ka dhuruar nëna e Elvis Pistës.
Është duke shkruar një libër me tekstet e këngëve patriotike, me titull “Këngë e histori”
Këngën “Shqiptar” e ka shkruar në Zvicër. Ishte zgjuar nga gjumi në ora 3:00 të mëngjesit e ka shkruar këngën, ka fjetur dhe kur është zgjuar të nesërmen i është kujtuar se e ka shkruar këngën.
Kujtimi për një shok të tijin, i cili kishte vdekur një muaj pas martesës, ndërsa e kishte thirrur reperin plot tri herë në dasmë.
Prej fillimit të karrierës thotë se ka qenë i anashkaluar nga reperët dhe televizionet.
Sa i përket karrierës, së fundmi Goldi e ka publikuar bashkëpunimin me Burakun, “Urime ditëlindjen”. /Prive/Telegrafi/