Christopher Nkunku është njëri nga mesfushorët më të mirë këtë edicion në Evropë.
Mesfushori francez ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e skuadrës gjermane RB Leipzig duke kontribuar në 38 gola të shënuar.
24-vjeçari ka shënuar 25 gola e ka asistuar në 13 të tjerë në 37 ndeshje zyrtare mes kampionatit, kupës dhe Ligës së Kampionëve.
Por e ardhmja e tij duket larg Leipzig, pasi shumë skuadra të mëdha tanimë janë futur në garë për shërbimet e tij.
Juventus, Manchester United, Manchester City, Arsenal dhe PSG duan shërbimet e mesfushorit ofensivë.
Sipas asaj që raporton Sport Bild, Leipzig nuk e ka ndërmend ta ndalë lojtarin, pasi e di se një gjë e tillë thuajse është e pamundur.
Kësisoj klubi gjerman i ka caktuar edhe çmimin e largimit yllit të skuadrës, dhe për ta lënë të lirë kërkojnë 75 milionë euro.
Nkunku është bashkuar me RB Leipzig në vitin 2019 për 13 milionë euro, por vlera e tij tani është shumë më e lartë dhe ai pëlqehet nga ekipet më të mëdha evropiane. /Telegrafi/