Telegrafi

Është djegur vendkalimi kufitar Zllatarevë me Bullgarinë (Video)

Zjarri i djeshëm që shpërtheu në vendkalimin kufitar Novosellë – Zllatarevë ka djegur tërësisht ndërtesën administrative të palës bullgare.

Autoritetet në Maqedoni informojnë se komunikacioni për makinat ngarkuese është ndaluar, ndërsa lëshohen vetëm makinat e udhëtarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Qytetarët të cilët udhëtojnë për në Bullgari, të shmangin vendkalimin kufitar Novo Sellë-Zllatarevë

Automjetet transportuese orientohen drejt vendkalimeve kufitare Gjushevë – Deve Bair dhe Stanke Lisiçko – Dellçevë.

Edhe shërbimet doganore bullgare edhe maqedonase apelojnë që qytetarët të evitojnë këtë vendkalim për udhëtim dhe të drejtohen në vendkalimet tjera kufitare./Telegrafi/