Zjarri i djeshëm që shpërtheu në vendkalimin kufitar Novosellë – Zllatarevë ka djegur tërësisht ndërtesën administrative të palës bullgare.
Autoritetet në Maqedoni informojnë se komunikacioni për makinat ngarkuese është ndaluar, ndërsa lëshohen vetëm makinat e udhëtarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Automjetet transportuese orientohen drejt vendkalimeve kufitare Gjushevë – Deve Bair dhe Stanke Lisiçko – Dellçevë.
Edhe shërbimet doganore bullgare edhe maqedonase apelojnë që qytetarët të evitojnë këtë vendkalim për udhëtim dhe të drejtohen në vendkalimet tjera kufitare./Telegrafi/