Tashmë, Capital T ka publikuar projektin më të ri muzikor.
“C’est la Guerre”, titullohet kënga më e re e reperit, të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me DJ Nika dhe Macron, dy emra të njohur në tregun ndërkombëtar.
Por, në një pjesë të këngës Capital T thotë “s’është muzikë për defa, por për shefa”, transmeton Telegrafi.
E fansat e reperit të mirënjohur shqiptar Gjiko po komentojnë në rrjetet sociale se këto vargje ia ka referuar në formë ‘dissit’ atij, i cili kohë më parë kishte publikuar një këngë të titulluar ‘Si me def’.
Nuk dihet se sa ka të vërteta rreth kësaj, por mbetet të shihet nëse Gjiko do të reagojë me ndonjë kontra ‘diss’. /Telegrafi/