Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo lojtari më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve – shifrat që e dëshmojnë këtë

Cristiano Ronaldo . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Juventusi shfuqizoi një deficit prej dy golash kundër Atletico Madridit me një hat-trik nga Cristiano Ronaldo, i cili mund të konsiderohet si lojtari më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Portugezi e la shenjën e tij në një tjetër takim evropian dhe tani ka 125 gola në këtë turne, duke qenë golashënuesi më i mirë i garës në shtatë sezone.

Në sezonin 2012/13 ai shënoi 17 herë, duke vendosur një rekord të ri në lidhje me golat nga një lojtar i vetëm në një edicion.

Ronaldo e ka fituar pesë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe është i vetmi lojtar që ka shënuar në tri finale, 11 ndeshje rresht dhe të gjitha gjashtë ndeshjet e grupeve.

Ylli i Juventusit, është baras me portierit e Portos, Iker Casillas, në aspektin e ndeshjeve të fituara në turneun premierë të Evropës, edhe pse spanjolli ka luajtur në 15 ndeshje më shumë se Ronaldo.

Pas fitores kundër Atleticos, 34-vjeçari deklaroi se shfaqje si kjo kanë bërë që Juventusi të paugajë dhe ta blejë.


Kampionët e Ligës së Kampionëve

124 gola – Cristiano Ronaldo

108 gola – Cristiano Ronaldo pa penallti

106 gola – Lionel Messi

105 gola – Cristiano Ronaldo te Real Madridi

71 gola – Raul Gonzales

63 gola – Cristiano Ronaldo në fazën e eliminimit direkt

61 gola – Cristiano Ronaldo në fazën e grupeve

60 gola – Karim Benzema

56 gola – Rudd van Nistelrooy

53 gola – Robert Lewandowski


Ish superylli i Real Madridit, ka shënuar 63 nga 125 gola të tij në fazat e eliminimit direkt.

Lionel Messi mund të jetë i vetmi lojtar i cili mund të krahasohet me Ronaldon dhe megjithëse shifrat e tij nuk i plotësojnë ato të portugezit, ai ka thyer disa rekorde.

Argjentinasi është kurorëzuar si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve në pesë raste, duke shënuar gjithsej 106 gola.

Ai ka shënuar 66 herë në fazën e grupeve dhe, së bashku me Luiz Adriano , ata janë lojtarët e vetëm që kanë shënuar pesë gola në një ndeshje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=2GSF9N15P2o

Exit mobile version