Site icon Telegrafi

“Është bukur të duash dhe të të duan në jetë”, Ana Kabashi vjen tërheqëse në pozat e veshur me të kuqe

Tashmë 14 shkurti shënon Ditën e të Dashuruarve, e njohur ndryshe si Shën Valentini.

Këtë ditë surprizat, dedikimet e fotografitë e ndryshme me partnerë nuk munguan në rrjete sociale as nga të famshmit.

Megjithëse, një pjesë e artistëve vendosën të realizojnë fotosesione të veshur me të kuqe – si ngjyrë simbolike për Dashuri.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Ka qenë së fundmi këngëtarja nga Peja, Ana Kabashi, ajo e cila ka realizuar një set të ri me plot stil në mes të borës.

Bukuroshja shfaqet me një pallto të kuqe e me një buzëkuq të tillë, për t’u përshtatur edhe me festën e ditës së sotme.

Lexo po ashtu Befasi, dedikime romantike e fotografi të përbashkëta – të famshmit shqiptarë urojnë partnerët për Ditën e Shën Valentinit

“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit të dashurit e mi, është e bukur të duash dhe të të duan në jetë, por mos harroni dashuria për veten është po aq e rëndësishme sa të duash dikë tjetër, mos e harroni atë”, ka qenë përshkrimi i imazheve.

Ana në tjetrën anë po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar edhe në prurje të reja muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version