Telegrafi

A është Big Mama këngëtarja e radhës e cila mendon të bëjë botox? (Foto)

Këngëtarja e njohur Big Mama vazhdon ende të jetë shumë e dashur për publikun, për shkak të karakterit të saj karizmatik.

Çdo të dielë, ajo gjendet pranë shqiptarëve përmes emisionit “Mama’s trip”, ku udhëton çdo javë për të sjell materiale nga vende të ndryshme.

Destinacioni i radhës për këngëtaren ka qenë një doktor i fryerjes së buzëve me botox, me të cilin ka realizuar një intervistë, që me shumë gjasë do ta transmetojë në emisionin e radhës.

Lexo po ashtu Kur Big Mama “ia hodhi” babait të Stresit

Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi ku shfaqet pranë këtij doktori, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar ‘Botoks zamania’.

Se a ka qenë Big Mama këngëtarja e radhës e cila ka bërë mbushje të buzëve, kjo mbetet të shihet… /Telegrafi/

Big Mama me doktorin e botox-it. Foto nga InstaStory.