Telegrafi

A është Bellingham lojtari më i mirë në botë? Mbrojtësi i Betisit jep një përgjigje epike duke përmendur Messin

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një pikë nga udhëtimi i vështirë që patën te Real Betis pasi barazuan 1-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga dy skuadrat, ku Bellingham realizoi për mysafirët derisa Ruibal barazoi gjithçka falë një goli të mrekullueshëm.

Golashënuesi i Betisit, Aitor Ruibal u pyet pas ndeshjes nëse autori i golit të Los Blancos, Jude Bellingham është për momentin futbollisti më i miri në botë.

Lexo po ashtu Real Madrid nuk merr më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Betisit

Por përgjigja e mbrojtësit të djathtë spanjoll ka befasuar të gjithë, madje duke u bërë virale në rrjetet sociale.

27-vjeçari ka thënë se përderisa Messi është ende në futboll aktiv, nuk mund t’i thotë askujt më i miri në botë.

“Për sa kohë që Lionel Messi është aktiv, nuk mund të them se dikush është më i mirë se ai”, ka deklaruar Ruibal pas ndeshjes.

Një deklaratë e fuqishme kjo nga Ruibal për tetë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin. /Telegrafi/