Një baba me lot në sy, ka “përshëndetur” lajmin se vajza e tij 8-vjeçare është vrarë nga militantët e Hamasit, në vend që të dëshironte ta merrnin peng gjatë sulmit vdekjeprurës në kibucin Beri dhe të mbante shpresa se është akoma gjallë.
Thomas Hand është ballafaquar me pritjen dyditëshe për lajmin për vajzën e tij 8-vjeçare Emily, pasi që militantët e Hamasit ishin futur në kibucin e tyre të shtunën rreth orës 7 të mëngjesit, duke masakruar të paktën 100 persona, transmeton Telegrafi.
Hand tha se kibuci ishte nën rrethim për rreth 12 orë të asaj dite, duke mos ditur se as ku gjendet dhe civili është fati i fëmijës së tij, pasi që ajo kishte shkuar për të fjetur tek fqinjët – një veprim i rrallë nga ana e saj.
Mbi 1.300 izraelitë humbën jetën në këtë sulm, ku në mesin e tyre janë mbi 220 ushtarë, derisa 3.300 tjerë janë lënduar nga konflikti palestinezo-izraelit, shkruan Times of Israel.
Në një intervistë të dhënë për CNN, Hand nuk mund të ndalte lotët derisa fliste për momentin kur i është kumtuar lajmi se trupi i vajzës së tij është gjetur dhe se reagimi i tij ishte në një farë forme “lirues”, pasi i vinte mirë që nuk ishte rrëmbyer.
“E kemi gjetur Emily. Ajo është e vdekur, e unë thjesht thashë ‘po’ me një dozë buzëqeshje, sepse ky ishte lajmi më i mirë duke ditur rrethanat që ishin”, tha Hand.
“Ajo nuk e bënte shpesh, për fat të keq atë natë – të premten mbrëma shkoi për të fjetur te një shoqe”, shtoi ky baba.
Të nesërmen kibuci është sulmuar. Hand përshkroi momentin sesi është ndjerë gjatë rrethimit: “Mendova nëse ushtria do të shfaqet shpejt aty”.
“Ishin dy opsione ose e vdekur ose në Gaza. Nëse e dini se çfarë u bëjnë njerëz në Gaza, është diçka më e zezë se vdekja. Nuk do të kishte ushqim, ujë. Do të qëndronte në një dhomë të errët plot me zoti e di se kush e di kënd. E tmerruar çdo minutë, orë e ditë. Pra, vdekja ishte bekim. Bekim i plotë”, shtoi ai. /Telegrafi/
In a heart-wrenching interview on @CNNsitRoom, CNN reporter Clarissa Ward speaks with @WolfBlitzer about a grieving father who finally received confirmation of his daughter's tragic death during the Hamas attack. Watch: pic.twitter.com/F9Yh3lW5KI
— CNN (@CNN) October 12, 2023