Telegrafi

Është arritur një marrëveshje e re për Brexit, thotë Boris Johnson

Një marrëveshje për Brexit është rënë dakord midis ekipeve negociuese në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE, përpara një takimi të liderëve evropianë në Bruksel.

Kjo është bërë e ditur nga kryeministri britanik, Boris Johnson, përmes një postimi në Twitter, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi marrë një marrëveshje të re”, ka shkruar Johnson.

Siç shkruan BBC, të dy palët kanë punuar në tekstin ligjor të një marrëveshje, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Parlamentit të Evropës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, sipas të cilit ishte një “marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar”.

Si ai dhe Johnson u kanë kërkuar parlamenteve të tyre përkatëse që të mbështesin marrëveshjen. /Telegrafi/