Telegrafi

“A është ai shqiptar”, Rita Ora habit me deklaratën: Vin Diesel më ka treguar për ilirët

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin e famshëm amerikan, “iHeart Radio”.

Ajo ka zbuluar detaje nga karriera profesionale e jeta private, por nuk janë lënë anash as pyetjet për shqiptarët.

Ylli botëror ka përmendur edhe këngëtaret e tjera shqiptare përfshirë: Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max.

 

Gjatë bisedës, 33-vjeçarja ka thënë se di pak për historinë e shqiptarëve, veçanërisht të ilirëve.

Krijuesja e hitit “Anyëhere” tutje theksoi se këto histori ia ka rrëfyer aktori i famshëm, Vin Diesel.

Foto: Screenshot/Instagram

“Di një histori ilire, sepse ashtu nisi në Evropën Lindore. Këtë gjë e mësova nga Vin Diesel çuditërisht”, u shpreh ajo.

Moderatori i programit reagoi menjëherë, gjersa i tha: “A është ai shqiptar?”.

Lexo po ashtu Rita Ora flet për shqiptarët në emisionin e famshëm amerikan: Një tjetër arsye pse e dua New Yorkun janë shqiptarët e shumtë këtu

Biondja më pas shtoi: “Disi çdokush lidhet me Shqipërinë, bëj shaka. Po më tregonte që ka shumë histori, dhe se ai kishte një farë lidhje”, u shpreh ajo.

Ylli i Hollywoodit më parë ka qenë i paqartë sa i përket etnisë së tij. Nëna e tij ka rrënjë skoceze, ndonëse babanë biologjik nuk e ka takuar kurrë. /Telegrafi/