Site icon Telegrafi

Është 16 vjeç, e quajnë “Messi i vogël” dhe Barcelona po e humb garën për të

Barcelona është lidhur prej kohësh me një transferim të mundshëm të një 16-vjeçari, i cili do të largohet nga Brazili dhe gjigantët evropianë duan t’i marrin shërbimet e tij.

Mund të ndodhë lehtësisht që Estevao Willian të mos kalojë te katalunasit në fund të fundit. Shkak janë bërë problemet financiare të gjigantit spanjoll.

Për momentin, Barcelona nuk mund ta imagjinojë të shpenzojë 60 milionë euro për një të ri brazilian të cilin mediat e quajnë “Messi i Vogël”.

Lexo po ashtu Chelsea rrit interesimin për talentin brazilian që ëndërron t’i bashkohet Barcelonës

Edhe pse klubi katalunas është dëshira e tij, pas paraqitjes së tij debutuese për Palmeiras, ka gjithnjë e më shumë klube që duan ta sjellin atë dhe që mund të përballojnë një transferim të asaj madhësie.

Më saktësisht, janë katër klube në fjalë. Mediat spanjolle shkruajnë për interesimin e Manchester City, Manchester United, Chelseat dhe Paris Saint-Germain.

Estevao luajti pesë ndeshje për kombëtaren braziliane U-17. Ai shënoi tre gola dhe regjistroi tre asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version