Telegrafi

ESHS përgënjeshtron LSDM-në

Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni ka reaguar ndaj kritikave të lëshuara nga LSDM-ja në lidhje me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Enti shtetëror për statistikë (ESHS) punon sipas metodologjive dhe procedurave të konfirmuara ndërkombëtarisht dhe të saktësuara për prodhimin e të dhënave statistikore dhe nuk ekziston bazë për çfarë do dyshimi në cilësinë e të dhënave që i publikon.”

ESHS përkujton se në shkurt të vitit 2017 në institucionin e tyre është mbajtur vlerësim partner i sistemit nacional statistikor nga ana e ekspertëve-vlerësues të angazhuar nga ana e Eurostatit. /Telegrafi/