Telegrafi

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, marrin pjesë edhe kryetarët e partive parlamentare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën në orën 09:00 për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në njoftim thuhet se në mbledhjen e Kryesisë marrin pjesë edhe kryetarët e partive parlamentare.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi. /Telegrafi/