Telegrafi

Escobar e Hovenier takojnë komandantin e KFOR-it, bisedojnë për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutas ka pritur sot në takim Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me të cilët ka diskutuar mbi sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se palët kanë shkëmbyer mendime mbi një numër të ndryshëm temash që kanë të bëjnë me sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe me stabilitetin rajonal.

Tutje, bëhet e ditur se i pari i KFOR-it, ka ripohuar “ përkushtimin e palëkundur për të ofruar kornizën e sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës; dhe ai përshëndeti kontributin e gjatë të SHBA-së për KFOR-in dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

Lexo po ashtu Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për bashkëpunimin dhe sigurinë e vendit

Komandanti i KFOR-it ka takuar sot edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Sipas njoftimit, komandanti i KFOR-it gjatë takimit ka theksuar se koordinimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Institucioneve në Kosovë dhe organizatave të sigurisë së Kosovës janë kyçe për sigurinë e qëndrueshme, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. /Telegrafi/