Telegrafi

Erzin: IPKO, lider i tregut për internet 3G dhe 4G

Si njëri ndër investitorët më të mëdhenj në vend IPKO ka investuar mbi 280 milionë euro në Kosovë. Pas shumë vitesh operimi në Kosovë, IPKO është bërë lider i tregut në internet dhe TV digjital. Por tani, drejtori i përgjithshëm i IPKO-së, Robert Erzin, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se IPKO është bërë lider i tregut edhe për nga numri i përdoruesve të internetit në mobil në vend, me mbi 65 për qind të tregut. Në mes tjerash, Erzin ka folur edhe për goditjet që po i përjeton tregu i Kosovës nga ndikimet e teknologjisë.

Rrugëtimi i IPKO-së jo i lehtë

Telegrafi: Deri më tani IPKO mbetet investimi më i madh i huaj në Kosovë. Sa janë këto investime dhe si i keni tejkaluar problemet që ju janë shfaqur gjatë kohës sa funksiononi në Kosovë?
Erzin: Përveç se njihemi si investimi më i madh i huaj direkt në Kosovë, IPKO gjithashtu do të mbahet mend si start-up biznesi më i suksesshëm nëvend, i cili u themelua nga biznesmenët kosovarë në vitin 1999 deri në 2006-07, kur Telekom Slovenije bleu IPKO-në, dhe me këtë mori përsipër pjesën kontrolluese të kompanisë.

Pastaj në vitin 2007, IPKO ka arritur ta fitojë licencën e dytë në telefoninë mobile dhe nga ajo kohë, kompania u rrit me shpejtësi të konsiderueshme. Nga ky vit e tutje, IPKO është transformuar nga një biznes i vogël start-up në një korporatë të madhe e cila ka investuar më shumë se 280 milionë euro në Kosovë, duke i sjellë përfitime të shumta ekonomisë së vendit, që nga punësimi i mijëra kosovarëve e deri tek ndërtimi i një infrastrukture moderne që e shndërroi Kosovën në një vend i cili udhëheq për nga shkalla e përdorimit dhe e depërtimit të internetit. Më pas, të gjithë e dimë se sa dobi i ka sjellë kjo qytetarëve të Kosovës, në çdo aspekt të jetës.

Gjatë gjithë kësaj kohe IPKO është parë edhe si një model për shumicën e bizneseve në Kosovë, për të cilët kemi shërbyer si pika më e mirë e referencës për ndërtimin e një brendi të fuqishëm lokal, i cili kombinon përvojën dhe ekspertizën ndërkombëtare me investimet e jashtëzakonshme kapitale dhe praktikat më të mira të biznesit kreativ dhe transparent.

Megjithatë, rrugëtimi i IPKO-së në këto nivele nuk ka qenë aspak i lehtë. Ne vazhdojmë të kemi pengesa dhe sfida me infrastrukturën ekzistuese ligjore, sepse teknologjia lëviz më shpejt sesa ligjet në fuqi dhe zbatimi i tyre, dhe ky fakt e ngadalëson ritmin e zhvillimit të tregut në përgjithësi.

Telegrafi: Sa është fer konkurrenca në tregun Kosovar dhe cilat janë problemet që ju vijnë nga operatorët ilegalë?
Erzin: Kur ju operoni në një biznes që dominohet nga teknologjia, ju gjithsesi se ndikoheni nga ndryshimet e shpejta dhe të vazhdueshme që vijnë nga tregu global. Në segmentin mobil ta zëmë, tregu është shumë më konkurrues, duke përfshirë edhe faktin që në këtë biznes ne kemi hyrë më vonë në Kosovë.

Në përgjithësi, konkurrenca nga teknologjitë e reja, të tilla si Viber, Skype dhe shërbime të ngjashme, përbën një sfidë edhe më agresive sesa konkurrenca jonë direkte. Në të gjithë botën ne po shohim zhvillime të ngjashme ku operatorët e rrjetit në parim janë duke i humbur të hyrat e tyre.

Dhe dallimi i madh tek ne është se për shkak të specifikave të tregut të Kosovës, i cili pothuajse i tëri është me parapagim, humbjet e operatorëve mobil janë edhe më të mëdha, por edhe me ritëm më të shpejtë. Pavarësisht këtyre trendeve të përgjithshme, të ardhurat tona dhe EBITDA gjatë viteve të fundit kanë qenë të qëndrueshme.

Telegrafi: IPKO e shfrytëzon kodin telefonik të Sllovenisë. Çfarë ndikimi do të ketë për IPKO-në nëse Kosova e merr kodin e vet telefonik dhe cilat do të ishin përparësitë e tij?
Erzin: Përparësia kryesore nga implementimi i kodit të ri shtetëror është se Kosova do të ketë identitetin e vet në tregjet globale të telekomunikacionit. Ne si operatorë kosovarë do të jemi në gjendje të bëjmë marrëveshje të pavarura. Dhe mu për këtë e mirëpresim këtë ndryshim. Për ne, kodi shtetëror kosovar sjell më shumë vizibilitet për përdoruesit tanë në çdo vend të botës, si dhe pasqyrë më të mirë për mundësitë e reja për zhvillimet që ne mendojmë t’i realizojmë në të ardhmen.

Megjithatë duhet thënë se kalimi në një kod të ri shtetërorn uk do të jetë i lehtë si proces, sepse kjo nënkupton ndryshimin e marrëveshjeve ekzistuese për roaming me qindra operatorë mobil në mbarë botën. Por gjithsesi ne jemi të gatshëm për ta zbatuar këtë proces, i cili sigurisht se do të marrë kohë, pikërisht për shkak të çështjeve operacionale të cilat do të dalin përgjatë rrugës.

Telegrafi: Zhvillimi i teknologjisë dhe shtrirja e rrjetit të internetit në gati gjithë territorin e vendit, ka bërë që të rritet përdorimi i aplikacioneve të ndryshme për të komunikuar (Viber, Whats App, Skype, etj.). Sa dëmtohet IPKO nga përdorimi i këtyre aplikacioneve?
Erzin: Kosova është e njohur si një vend me një nga popullsitë më të reja në Evropë, dhe natyrisht se të rinjtë janë zakonisht më të shkathtë me teknologjinë dhe adoptuesit e parë të teknologjive të reja.

Dhe përdorimi i aplikacioneve mobile që lejojnë komunikimin e lirë ndërkombëtar është një faktor që është duke ndikuar shumë në të ardhurat tona. Përdorimi i aplikacioneve si Viber, Skype, Facebook apo WhatsApp është i madh në Kosovë.

Të ardhurat tona nga thirrjet ndërkombëtare janë ulur ndjeshëm, dhe neve na është dashur të gjejmë mënyra të reja për t’i ruajtur të ardhurat tona. Pavarësisht trendeve të përgjithshme negative në industrinë e telekomunikacionit në gjithë botën e sidomos në Kosovë, dhe pavarësisht vështirësive të tjera të shumta, ne ia kemi arritur që me rritjen e madhe të bazës së konsumatorëve gjatë viteve të fundit, të ardhurat tona t’i mbajmë të qëndrueshme gjatë gjithë periudhës së fundit pesëvjeçare .

Dhe duke e pasur parasysh se të ardhurat e përgjithshme të tregut nga të gjithë operatorët mobil në Kosovë kanë rënë nga rreth 190 milionë euro sa ishin në vitin 2012 në 123 milionë euro në vitin 2015, rezultatet e arritura nga IPKO janë një shembull i suksesshëm i transformimit të biznesit në nivel rajonal dhe atë ndërkombëtar.

IPKO lojtari kryesor i tregut

Telegrafi: Si ka qenë performanca financiare e IPKO-së gjatë vitit 2015 dhe si po shkojnë fitimet në këtë fillim të vitit?
Erzin: Të ardhurat e IPKO-së për vitin 2015 ishin të ngjashme me ato që ne kemi arritur në vitin 2014.

Ne nuk kemi arritur që plotësisht ta rikuperojmëvetën nga rënia e përdorimit të shërbimeve tradicionale mobile (thirrjet dhe SMS-të) me shërbime të reja të internetit në mobil, gjë që ka ndikuar paksa edhe në EBITDA-në tonë, e cila ishte pak më e ulët se në vitin 2014.
Në shërbimet fikse (internetin brezëgjerë dhe televizionin kabllor digjital), ne kemi shënuar rritje të ndjeshme si nga ana e përdoruesve, por edhe në aspekt të të hyrave. Dhe me gjitha rrethanat aktuale, në secilin aspekt të lartpërmendur, ne mund të konkludojmë se viti 2015 ishte një vit i suksesshëm për kompaninë IPKO.

Qëllimi ynë këtë vit është që të mbetemi të qëndrueshëm dhe t’i mbajmë të ardhurat tona të qëndrueshme, duke u fokusuar edhe më shumë në segmente të cilat janë ende në rritje; shërbimet sikure interneti në mobil dhe interneti brezëgjerë, bashkë me TV digjital.

Telegrafi: Cili është numri i përgjithshëm i përdoruesve të rrjetit 3G dhe 4G?
Erzin: IPKO është lider i tregut me internetin në mobil në Kosovë i cili ka numrin më të madh të përdoruesve të internetit 3G dhe 4G dhe rrjetin më të shtrirë, i cili tani mbulon pothuajse 80% të popullsisë së Kosovës. Tani, ne mbajmë rreth 65% të tregut të internetit 3G dhe 4G, dhe kjo shkallë e lartë dhe e shpejtë e adoptimit të internetit në mobil, dëshmon se kosovarët janë shumë të lidhur me teknologjinë dhe me botën. Ne jemi posaçërisht krenar me këtë arritje.

Së fundmi, neve na janë ndarë edhe burime shtesë të brezit frekuencor, i cili na mundëson që të ofrojmë shërbime moderne dhe internet shumë të shpejtë mobil në çdo kënd të Kosovës.

Shpeshëherë, rrjeti ynë mobil 4G mundëson shpejtësi të internetit që e tejkalon edhe 100Mbps, dhe me këtë përdoruesit kosovarë marrin një përvojën të njëjtë sikurse shumica e përdoruesve të internetitnë mobil në Evropë.

Infrastruktura e rrjetit 4G dhe shpejtësia e internetit në mobil janë mbi mesataren e shumë vendeve që kanë filluar rrjetet 4G shumë kohë para nesh, dhe mu për këtë unë do të shfrytëzoj këtë rast për të ftuar të gjithë kosovarët të cilët janë të pajisur me telefona të mençur të cilët e mbështesin rrjetin 4G, që ta marrin SIM kartelën e re me 4G në IPKO dhe të fillojnë t’i përdorin shërbimet e 4G në vend të atyre 3G, pasi ata do të jenë shumë më të kënaqur.

Telegrafi: Sa ka ndikuar konkurrenca në rritje nga Vala? A ju ka bërë ky fakt që ju të mendoni për produkte dhe shërbime të reja për përdoruesit tuaj?
Erzin: Ne e kemi dëshmuar veten si lojtari kryesor i tregut, i cili e ka udhëhequr zhvillimin e teknologjisë në Kosovës, posaçërisht në sektorin e telekomunikacionit. Sipas vlerësimit zviceran BestBuy, IPKO është zgjedhja e preferuar e kosovarëvepër të gjitha produktet dhe shërbimet e telekomunikimit.

Në infrastrukturën tonë të shërbimeve fikse, ne kemi bërë një transforimim të plotë në vitet e fundit, duke adoptuar teknologjitë më të fundit në dispozicion të cilat na kanë mundësuarofrimin e shpejtësive të internetit në vend në të njëjtin nivel me mesataren e BE-së.
Me rrjetin tonë të shtrirë në gjithë territorin e Kosovës, IPKO ka bërë që Kosova të pozicionohet si një vend modern ku shkalla e lartë e penetrimit dhe përdorimit të internetit është tregues tejet i rëndësishëm social.

Thënë shkurt, ne vazhdimisht jemi të angazhuar në ofrimin e teknologjive dhe shërbimeve inovative të cilat nuk kanë qenë në Kosovë më herët. Duke filluar nga tiparet më të fundit të televizionit digjital, sikurse CatchUp TV, e cila ua mundëson njerëzve të shohin përmbajtjen e preferuar kurdo që ata duan, tek filmat më të fundit, video-libraria me mbi 3000 filma dhe dokumentarë, tek Hej si platforma më e madhe dhe më e dashur për të rinjtë, apo rrjeti modern i 4G, fokusi ynë mbetet që konsumatorët tanë të jenë të parët, dhe kjo të jetë vlera themelore e markës tonë. IPKO është lider i tregut kosovar në shumë aspekte, dhe ky fakt pranohet gjerësisht nga shumica e kosovarëve, qofshin ata konsumatorët tanë ekzistues apo potencial. /Lulzim Ahmeti/Telegrafi/