Prezantuesja e një nga emisioneve më të shikuara për ekonomi në vendin tonë, Erëza Vela, gjithmonë tërheq vëmendjen për dukjen e saj tejet atraktive.
Dhe postimet e saj në Instagram janë plotësisht private, jashtë profesionit të saj prej prezantueses dhe njohëse të fushës së ekonomisë.
Në një postim të fundit, ajo shfaqet plot stil me një pallto të bardhë, teksa duket edhe natyrale.
Por, përshkrimi i fotos së saj është mjaft interesant. Ajo thotë se nuk do të martohej me milioner, sepse do ta vriste.
“Kur ke shumë në pjatë, por gjithë ajo që dëshiron është të martosh një milioner dhe të jesh e bukur gjithë ditën, por më pas e kupton se ke shumë tru për këtë, e kjo do të të fuste në tmerr dhe depresion, e do të përfundoje në burg, sepse do të vrisje atë kur ai të ishte në gjumë. Dhe më pas askush s’do të ishte gati të kujdesej për qenin tënd. Tash po kthehem në punë, e dua qenin tim tepër”, u shpreh Erëza në një postim në rrjetin social Instagram.
Erëza me një mesazh shumë të vlefshëm për femrat, që të përdorin trurin, të punojnë dhe të mos jenë të varura nga burrat milionerë. /Telegrafi/