Vazhdojnë rrëfimet interesante në shtëpinë e Big Brother.
Dita ka nisur e qetë për banorët. Ngadalë ata janë zgjuar që të gjithë. Në shtëpinë e çifteve, shumica e tyre kanë dalë në oborr për të marrë rreze dielli, ndërsa në shtëpinë e beqarëve, djemtë bisedojnë për gjëra të ndryshme jashtë Big Brotherit.
Ervini flet për një ngjarje dramatike që i ka ndodhur jashtë, kur ka bërë një aksident, ndërkohë që tregon edhe për një episode të pakendshëm.
“Unë jetoj në kat të dytë, poshtë kam qiraxhinjtë. Shoh nga dera, njërin me dy çanta në dorë, por nuk e kuptova në moment që doli nga shtëpia ime. Ishte natë dhe duke e parë këtë që iku, shoh që dalin edhe dy të tjerë me çanta”, i tregon ai Liridonit dhe Benardit.
Ai thotë se kujtoi se po e vidhnin dhe së bashku me një shokun e vet shkon me shpejtësi drejt shtëpisë.
“I ndoqa me vrap dhe kur i pashë tek rruga, u shkoj dhe i shoh nga duart para se të afrohem se mos kishin ndonjë thikë. Më pas u thashë, çuna ndaloni se ju bëra copa. Mora në telefon policinë dhe erdhi policia dhe ata treguan që po iknin se kishin për të paguar 70 mijë lekë”, i thotë Ervini Benardit.