Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda, kohëve të fundit ka qenë pjesë e pandashme e shtypit rozë për shkak të zhvillimeve në jetën personale apo edhe aludimeve.
Për një periudhë të gjatë u komentua për lidhjen me modelen Oriola Marashi, me të cilën konfirmoi ndarjen muaj më parë, duke thënë se secili ndjekin ëndrrat e punët e tyre.
Megjithatë, menjëherë pas kësaj ai ngriti dyshimet për një lidhje me modelen spanjolle, Nicole Bohorquez.
Së fundmi, lojtari i ri i Manisa Football Club është shfaqur krah një artiste tjetër shqiptare.
Në bazë të një postimi të fundit të shpërndarë në InstaStory, ai shihet duke darkuar me këngëtaren Ajsel Abazi.
Nuk dihet nëse dyshja ruajnë vetëm miqësi të mirë, apo mund të ketë diçka më shumë mes tyre.
Mbetet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i dy yjeve të famshëm. /Telegrafi/