Site icon Telegrafi

Eros Grezda pranon për herë të parë lidhjen me Oriola Marashin

Eroz Grezda, Oriola Marashi (Foto: Instagram/erosgrezda/oriolamarashi)

Futbollisti i njohur, Eros Grezda dhe Oriola Marashi thuhet se kanë qenë në lidhje për një kohë të gjatë.

Të gjitha spekulimeve që atëherë u ka dhënë fund Erosi, përmes një interviste në emisionin “Wake up” të Top Channel.

“Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Kemi kaluar shumë kohë të bukur”, ka thënë ai.

Futbollisti më pas është pyetur se si kanë kaluar gjatë izolimit së bashku dhe se a ka ndikuar kjo në marrëdhënien e tyre.

Lexo po ashtu Eros Grezda përforcon dyshimet se është në lidhje me Oriola Marashin, publikojnë imazhe nga i njëjti vend

“Po normalisht, ishte një kohë e mirë që ta shohim veten si ta njohim partnerin. Ka qenë një test shumë i mirë”, ka shtuar Grezda.

Mes tjerash, Oriola njihet për fotosesione të ndryshme në rrjete sociale, e që sipas Grezdës tani duhet që ai t’ia realizojë ato.

Exit mobile version