Telegrafi

Eros Grezda përforcon dyshimet se është në lidhje me Oriola Marashin, publikojnë imazhe nga i njëjti vend

Ka tash e sa kohë që dyshohet për një lidhje të mundshme mes futbollistit shqiptar, Eros Grezda dhe modeles së njohur shqiptare, Oriola Marashi.

Mirëpo vet protagonistët nuk janë prononcuar asnjëherë rreth kësaj çështje, duke e ruajtur me fanatizëm statusin e tyre emotiv.

Së fundmi disa imazhe të përbashkëta të publikuara në rrjetet sociale, kanë përforcuar te fansat dyshimet se dyshja në fjalë mund të jenë vërtetë në lidhje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bëhet fjalë për një pamje të një oborri me dëborë, të cilën Eros Grezda e ndau me ndjekësit e tij në InstaStory, teksa vetëm dy orë më vonë edhe Oriola publikoi imazhe të të njëjtit vend, fiks nga i njëjti kënd.

Foto: Eros Grezda/Oriola Marashi/Instagram

“Pamjet”, ishte fjala me të cilën ajo e shoqëroi mbishkrimin e fotografisë, teksa la ndjekësit të dyshojnë se dyshja janë karantinuar dhe po e kalojnë kohën në të njëjtin vend.

Përndryshe, dy personazheve në fjalë edhe më parë i janë publikuar imazhe të përbashkëta, ku shihen të kapur dorë për dore.

Eros Grezda dhe Oriola Marashi (Foto: Panorama)

Mbetet të shihet nëse në ndonjë të ardhme të afërt, futbollisti apo modelja do të vendosin të prononcohen publikisht rreth kësaj çështje. /Telegrafi/