Rangers është shumë pranë marrëveshjes për transferimin e anësorit shqiptar të Osijekut, Eros Grezda.
Sipas The Scottish Sun, futbollisti tashmë ka udhëtuar në Glasgou për t’iu nënshtruar testeve mjekësore para transferimit te klubi nga Ibrox.
Transferimi i 23-vjeçarit te klubi skocez pritet të kushtojë rreth 2.21 milionë euro.
Ekipi i Steven Gerrard deri më tani ka bërë 12 transferime gjatë kësaj vere dhe do të përforcohet edhe më lojtarin shqiptar.
Nikola Katic (nga Slaven Belupo) dhe Borna Barisic (nga Osijeku) janë dy lojtarët tjerë që janë transferuar nga futbolli kroat.
Spekulimet për transferimin e Grezdës nisën të hënën, kur u raportua se gjithçka është gati që të ndodhë transferimi.
Ndërsa tashmë gjërat kanë avancuar dhe futbollisti shqiptar pritet ta nënshkruajë kontratën pas testeve mjekësore. /Telegrafi/