Telegrafi

Eros Grezda largohet përfundimisht nga Rangers dhe rikthehet në Kroaci

Eros Grezda është larguar përfundimisht nga Rangers pas 18 muajve të kaluar në Skoci.

Sulmuesi shqiptar nuk ishte në planet e trajnerit Steven Gerrard dhe nuk luan me ekipin e parë prej muajsh.

The Sun ka raportuar se Rangers ka arritur marrëveshje me skuadrën kroate NK Osijek që Grezda karrierën ta vazhdoj në Kroaci.

Do të jetë ky një rikthim për Grezdën tek Osijek dhe kampionati kroat, pasi edhe më parë kishte luajtur për këtë ekip.

Anësori kishte probleme edhe jashtë fushës në Skoci dhe Rangers nuk e toleroi më shumë.

Eros Grezda sa ishte pjesë e Osijekut

Rangers e ka falur Grezdën tek Osijek, ndërsa është arritur një marrëveshje mes dy klubeve që në shitjen e radhës së shqiptarit të fitoj edhe gjiganti skocez.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje sipas The Sun në versionin skocez pritet të bëhet gjatë orëve në vijim. /Telegrafi/