Site icon Telegrafi

Eros Grezda kalon pushimet me miq në Hangover ku performuan Ylli Limani, Ronela dhe S4MM

Ylli i kombëtares shqiptare në futboll, Eros Grezda, po shijon pushimet e shkurtëra nga angazhimetm futbollistike.

Ai po qëndron në Gjakovë, në vendlindjen e tij, aty ku edhe i mori hapat e parë si futbollist.

Sulmuesi i top klubit skocez, Rangers, gjatë qëndrimit të tij është parë me miq në Gjakovë, teksa nuk ka munguar as prezenca e tij në jetën e natës.

Grezda ka qëndruar në Hangover, aty ku performuan yjet e estradës, Yll Limani, S4MM e Ronela Hajati.

Vet Erosi ka publikuar momente nga qëndrimi i tij në një prej klubeve më të mëdha në Kosovë.

“1-shi Yll Limani”, shkruan në një prej postimeve të Erosit gjatë qëndrimit të tij në Hangover.

Eros Grezda prej kohësh është sulmuesi kryesor i kombëtares shqiptare në futboll duke qenë rregullisht i grumbulluar. Së shpejti ai kthehet në Skoci për të vazhduar luftën për titull me klubin Rangers.

Ndërkaq, Hangover vazhdon me serinë e mbrëmjeve festive në fillim të këtij viti ku sonte performon Dafina Zeqiri, të enjtën Shkurte Gashi dhe të premtën Ardian Bujupi e Xhensila. /Telegrafi/

Exit mobile version