Ka tash e sa kohë që futbollisti Eros Grezda dhe këngëtarja nga Shqipëria, Ajsel Abazi, e kanë bërë publike lidhjen e tyre.
Megjithatë, çifti duket se kanë vendosur t’i çojnë gjërat tutje.
Ata përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram me rastin e Vitit të Ri, ua kanë uruar ndjekësve të tyre këtë festë si Zotëriu dhe Zonja Grezda.
“Zotëriu dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i çiftit sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në Instagram.
Duke përdorur mbiemrin e njëjtë, dyshja treguan kështu se janë kurorëzuar me njëri-tjetrin dhe se këtë e kanë bërë prapa kamerave dhe syrit të publikut.
Ajsel madje duket se ka qëndruar për festën e ndërrimit të motmoteve në shtëpinë e familjes së futbollistit, në Gjakovë.
Urimet për çiftin në hapësirën për komente, kanë qenë të shumta nga ana e ndjekësve të tyre. /Telegrafi/