Padyshim që çifti më i pëlqyer tashmë është Eros Grezda së bashku me Oriola Marashin.
Dyshja fillimisht nuk e pranonin lidhjen, kurse tani rrjetet sociale janë të mbushura me imazhe të tyre.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, modelja e njohur ka ndarë disa momente me të dashurin e saj.
Grezda dhe Marashi shihen duke drekuar, teksa i kishin vënë një ‘filter’ interesant tek njëri-tjetri.
Po ashtu, ata njihen për stilin e veçantë që kanë, me të cilin u shfaqën edhe kësaj radhe.
Ndërkohë, derisa faqet rozë po mbushen me emrat e tyre, çifti po shijon në maksimum kohën së bashku. /Telegrafi/