Telegrafi

Erolld Belegu i futet muzikës, publikon këngën “E bukur pa zemër”

Foto: Erolld Belegu/Instagram

Biznesmeni i njohur, Erolld Belegu ka befasuar të gjithë me publikimin e një projekti muzikor.

Ish-kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës prej ditësh ka paralajmëruar projektin përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ndërsa sot (e diel), Belegu ka lansuar këngën e parë që mban titullin “E bukur pa zemër”, projekti erdhi i vizuelizuar edhe me videoklip, i cili tashmë gjendet në kanalin zyrtar në Youtube.

Producent këngës është Florent Boshnjaku, për tekstin u kujdes vet Erolldi, ndërsa klipi u realizua nga Vula Films.

Se si do të pritet kënga e tij e parë mbetet të shihet, pasi Erolldi njihet për guximin që ka për të sfiduar vetën në fusha të ndryshme. /Telegrafi/