Site icon Telegrafi

Eroll Salihu: Lojtarët e Kosovës do të japin 100 për qind nga vetja ndaj Maqedonisë së Veriut

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu e ka quajtur ndeshje historike përballjen e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sot (e enjte) me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup, luhet gjysmëfinalja e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Në këtë ndeshje, Dardanët do të kenë shumë mungesa të mëdha, por janë të gatshëm për të arritur finalen për të ëndërruar kualifikimin në Euro 2020.

Lexo po ashtu Dita e Kosovës, në Shkup për të shkruar historinë

I këtij mendimi është edhe sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, i cili ka folur me optimizëm për takimin me shtetin fqinj.

“Është ndeshje emocionale, ta quaj lojë historike, sigurisht do të kemi ndeshje të tilla edhe në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Salihu për RTK.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut – Challandes nuk ndryshon skemën, konfirmohen ‘senatorët’

“Mungesat janë evidente, por të jeni të bindur se çdo lojtar që do të zbresë në punë dhe ata që do të jenë së bashku me ta, do të japin 100 për qind, janë të vetëdijshëm të gjithë”, përfundoi ai.

Ndryshe, fituesi i ndeshjes Maqedoni-Kosovë në finale do të luaj me fituesin e përballjes tjetër gjysmëfinale mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version