Site icon Telegrafi

Ernest Muçi shënon gol të bukur me Besiktasin ndaj Ankaragucu

Ernest Muçi ka vazhduar me fortë shumë të mirë me fanellën e Besiktas, ku edhe në ndeshjen ndaj Ankargucu po del të jetë protagonist.

Besiktas po luan në kuadër të javës së 33-të në shtëpi ndaj Ankaragucu, ku Milot Rashica dhe Ernest Muçi e nisën këtë përballje nga minuta e parë.

Ka qenë pikërisht sulmuesi anësor shqiptar, Muçi, që ka hapur ndeshjen me një gol të bukur.

Zhvillohej minuta e 18-të e ndeshjes, kur Muçi mori një pasim nga Gelson Fernandes dhe me të parën goditi për të shënuar për 1-0.

Ky ishte goli i tretë i Muçit me Besiktasin, me të cilët u bashkua në afatin kalimtar dimëror. /Telegrafi/

Exit mobile version