Telegrafi

Ermira Shkodra shpërndan imazhe të Gold AG dhe Guerilit, shijojnë kohën së bashku

Ermira Shkodra dhe Arian Agushi Foto: Instagram/dr.ermirashkodra

Partnerja e reperit Gold AG, Ermira Shkodra, tashmë është bërë e njohur për publikun shqiptar.

Kjo ka ardhur si rrjedhojë e famës së madhe të bashkëshortit të saj, i cili gëzon karrierë të bujshme në muzikë.

Në rrjete sociale zeshkania po ndiqet vazhdimisht, ndërsa postimet e saj janë të rralla por unike.

Foto: Instastory

Së fundmi Ermira zgjodhi që të ndajë pamje nga Ariani, i cili po shikonte me ëndje djalin e tij, Guerilin.

Familja shihej duke kaluar kohë të mira së bashku, teksa shpeshherë shihen duke bërë udhëtime të ndryshme.

Çifti përndryshe u martuan vitin që lamë pas, kurse pritën në jetë fëmijën e parë në nëntor të viti 2020. /Telegrafi/