Partnerja e reperit Gold AG, Ermira Shkodra, tashmë është bërë e njohur për publikun shqiptar.
Kjo ka ardhur si rrjedhojë e famës së madhe të bashkëshortit të saj, i cili gëzon karrierë të bujshme në muzikë.
Në rrjete sociale zeshkania po ndiqet vazhdimisht, ndërsa postimet e saj janë të rralla por unike.
Së fundmi Ermira zgjodhi që të ndajë pamje nga Ariani, i cili po shikonte me ëndje djalin e tij, Guerilin.
Familja shihej duke kaluar kohë të mira së bashku, teksa shpeshherë shihen duke bërë udhëtime të ndryshme.
Çifti përndryshe u martuan vitin që lamë pas, kurse pritën në jetë fëmijën e parë në nëntor të viti 2020. /Telegrafi/